Tafaji: Asnje sherr me Nallbanin

20/11/2009 10:15

Nuk kane zgjatur me shume se vetem pak minuta nervat mes trajnerit te Tiranes, Alban Tafaji dhe portierit Blendi Nallbani, dy protagonisteve te nje incidenti gjate seances stervitore te pasdites se te merkures.

Kjo, per faktin se tashme mes tyre nuk ekziston asnje mosmarreveshje. Edhe pse u mendua se mund te shnderrohej ne nje çeshtje ne kampin bardheblu, gjithçka eshte sheshuar brenda pak kohesh.

Nje gje e tille eshte konfirmuar nga vete trajneri Alban Tafaji ne prononcimin e tij te fundit per shtyp. Tekniku bardheblu, i cili debatoi ashper me portierin veteran gjate stervitjes se te merkures, gje qe me pas solli edhe largimin ne menyre demonstrative te Nallbanit nga stervitja, e ka konsideruar tashme ate si nje çeshtje te mbyllur, duke e quajtur si “nje kapriçio te momentit, asgje per t’u shenuar”.

Nderkohe qe po dje kishte zbutur tonet edhe vete portieri, i cili theksoi: “Ishte nje moment nervozizmi, nuk kam asgje me Tafajin”.

Top Channel