Mou: E ngushellova Trapattoni-n ne telefon

20/11/2009 18:20

Jose Mourinho perpiqet te nxjerre ne pah edhe anen e tij njerezore, duke hedhur pas shpine imazhin e nje njeriu te hekurt, ironik dhe shume karizmatik.

“Kam telefonuar mikun tim Trapattoni pas ndeshjes sepse ne kete moment te veshtire duhej t’i thoja dicka. I thashe 3-4 fjale, por nuk bej asnje koment per ndeshjen”, deklaroi sot tekniku zikalter ne lidhje me polemikat qe ka ngjallur kualifikimi i pamerituar i Frances per ne boteror.

Ne vijim, ai eshte perqendruar tek Balotelli, duke lavderuar veten per punen e bere me sulmuesin e ri. “Psikologu me i mire per te jam une. Teoria dhe praktika jane dy gjera te ndryshme dhe psikologet me te mire ne sport jane trajneret”, shton Special One. Mourinho ka kritikuar gjestin e familjes se lojtarit qe coi median ne nje takim bamiresie.

“Nje person kur ben nje gjest bamiresie nuk e ben per publicitet. Nuk e kuptoj pse familja e tij duhej te therriste gazetaret. Lojtari beri dicka fantastike por nese duhej te therriste shtypin, Interi ka nje zyre mediatike dhe mund ta ndihmoje”, shton tekniku portugez. “Per mua nuk eshte nje drame nese Balotelli eshte milanist sepse shpesh here kam degjuar se Inzaghi ka lindur interist, por ka shenuar 300 gola per fanelen kuqezi”, perfundon luzitani. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA