Kosova, me nje peshengrites ne Boteror

20/11/2009 10:35

Nje kosovar per here  te pare ne nje Boteror te Peshengritjes. Ky eshte lajmi qe mberrin nga shteti me i ri i globit, i cili do te debutoje me 17 nentor ne nje kompeticion te tille nderkombetar si Kampionati Boteror i Peshengritjes, qe do te zhvillohet ne Korene e Jugut, turne qe do te zgjase deri me 29 nentor.

Federata e Kosoves ka bere te ditur nepermjet sekretarit te saj, Astrit Hasani, se objektivi i tyre ne kete eveniment do te jete arritja e nje paraqitjeje te mire.

“Qe nga koha qe jemi pranuar ne Federaten e Peshengritjes Nderkombetare, kjo eshte hera e pare qe Kosova do te marre pjese ne boterorin qe mbahet ne Gojang, afer Seulit ne Korene e Jugut. Emri i sportistit te vetem qe do te perfaqesoje Kosoven ne kete boteror eshte Hazir Brahimi, i cili do te garoje ne kategorine 85 kilograme”.

Nje tjeter lajm interesant ne lidhje me kete fakt ka te beje se Brahimi po stervitet nga nje prej eksperteve shqiptare te ketij sporti, pikerisht Faruk Kalleshi, i cili vetem pak muaj me pare eshte rikthyer nga pezullimi dyvjeçar, per shkak se sportistja e tij, Fetije Kasaj, ish-nenkampione e botes, rezultoi pozitive me doping pas nje kontrolli. Fakti se Federata Kosovare e Peshengritjes eshte krijuar vitet e fundit dhe potenciali i saj financiar le shume per te deshiruar, shpenzimet per kete aktivitet do te paguhen nga dy sponsore, si Aeroporti Nderkombetar i Prishtines dhe “Besa Segurity”.

“Me Brahimin synojme paraqitje te mire ne kete boteror, ku do te jete hera e pare qe jemi pjesemarres dhe ne fakt na mungon edhe pervoja, tha Hasani. E rendesishme eshte qe te shpalosim vlerat tona ne boteror. Qellimi yne ne Seul, perveç pjesemarrjes ne boteror, eshte qe te kerkojme edhe donacione nga Federata Nderkombetare e Peshengritjes”.

Trajneri nga Shqiperia, Faruk Kalleshi, eshte duke punuar edhe me klubin e peshengritjes se Prishtines dhe ka premtuar se per dy vite do te nxjerre talente qe do te shkelqejne ne garat e ndryshme nderkombetare. “Fetije Kasa nga Shqiperia eshte peshengritese nenkampione e botes dhe kaliber te tille do te krijoj edhe ne Kosove”, citon Hasani fjalet e trajnerit Kalleshi.

Top Channel