Dinamo i prish gjumin Tafajit

20/11/2009 10:15

Perfundimi i pauzes dyjavore, per shkak te ndeshjeve nderkombetare, ka rikthyer atmosferen e luftes per titull ne Kategorine Superiore.

Pas dhjete javeve te para, Dinamo eshte shfaqur si favoritja kryesore per fitimin e titullit, duke dominuar kampionatin me 28 pike te grumbulluara. Blute kane tete pike diference nga Besa e vendit te dyte, por tashme duhet te llogarisin ne gare edhe Tiranen.

Pas nje fillimi te dobet te sezonit, kampionet ne fuqi duket se e kane hedhur pas shpine momentin e veshtire: tashme bardheblute renditen ne vendin e katert me 17 pike, sa edhe Apolonia e Hasan Likes, dhe distanca me -9 pike ka rritur optimizmin per mbrojtjen e kurores ne kete edicion.

Rikthimi i titullareve, rritja e nivelit te lojes dhe vazhdimesia ne rezultate (tri fitore radhazi) ka kthyer humorin ne radhet e 24 here kampioneve dhe ka bere qe kriza te harrohej. Megjithate, te Tirana jane te bindur se permbysja e pozitave nuk eshte nje mision i lehte. Kjo duke kujtuar faktin se nga 30 piket e mundshme, Dinamo ka “humbur” vetem 2.

Forca e skuadres se drejtuar nga Shkelqim Muça eshte shnderruar ne nje makth te vertete. Kete e pohon vete trajneri Alban Tafaj, i cili deklaroi: “Dinamo eshte nje kundershtar qe na del ne endrra, pasi eshte shume pike perpara nesh ne renditje”. Drejtuesi i stolit e ka te qarte se rikuperimi i distances nuk eshte plotesisht ne doren e te besuarve te tij. “Natyrisht qe me diferencen e krijuar ende pa mbaruar faza e pare, do ta kemi shume te veshtire per t’i arritur dinamovitet. Ne menyre qe gara per titullin kampion te rihapet, kundershtaret tane jo vetem qe duhet te bejne hapa fals, por edhe neve na parashtrohet detyra qe t’i mposhtim ne takimet direkte”.

Forca e bluve kryeqytetas ne  kete sezon eshte kontingjenti mjaft cilesor. Megjithese vlereson kualitetin e lojtareve te Dinamos, Tafaj thekson se Tirana nuk eshte e barabarte ne kete gare per nje tjeter arsye: edhe pse ne menyre jo te drejtperdrejte, ai i referohet Muçes, i cili e njeh mire klubin bardheblu. “Ata kane nje ekip te mire, kjo nuk mund te vihet ne dyshim. Por, veshtiresia jone me e madhe kundrejt ketyre rivaleve lidhet me pranine e elementeve tane”, nenvijezoi tekniku bardheblu.

“Gjithsesi, detyra jone eshte te mbyllim ne menyren me te mire fazen e pare te kampionatit, ku na pret nje transferte e veshtire ne fushen e Laçit. Keta te fundit jane nje kundershtar mjaft i veshtire dhe duhet te bejme kujdes, pasi ne shtepi ata kane mposhtur edhe Vllaznine. Me pas do te mendojme per merkaton e janarit, ku nese klubi do te vendose te beje qofte edhe nje blerje, ai duhet te jete Migen Memelli. Qendrimi i sulmuesit eshte shume i rendesishem per vazhdimesine tone ne kampionat”. Per sfiden e se dieles ne Laç, dyshimi i vetem eshte Gjergj Muzaka. Mesfushori i Kombetares eshte i demtuar, e pavaresisht optimizmit te stafit teknik, prezenca e tij ne fushe duket e veshtire.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA