Procesi i rinovimit te Kombetares shqiptare ka filluar, por ashtu siç e ka pohuar edhe vete Josip Kuzhe kjo nuk do te jete e lehte.
Trajneri vazhdon te ngulmoje se nga vezhgimet ne Kategorine Superiore, nuk ka spikatur asnje element, i cili mund te shihet si perforcim per ekipin kuqezi per eliminatoret e Euro 2012.
Pavaresisht kesaj, Federata Shqiptare e Futbollit se bashku me kroatin 57-vjeçar kane vendosur qe te kalojne ne “site” lojtaret me te mire te kampionatit.
Ashtu siç ka ndodhur edhe me drejtuesit e meparshem te stolit te perfaqesueses, do te vazhdohet “tradita” e zboreve stervitore.
Per afro nje jave, nje perzgjedhje nga futbollistet qe militojne ne elite do te sterviten nen drejtimin e Kuzhe.
Grumbullimi do te behet ne fillim te janarit 2010, nderkohe qe ende mbetet per t’u percaktuar lista me emrat e sportisteve qe do te marrin pjese.
Lajmi eshte konfirmuar nga pergjegjesi i zyres per shtyp ne FSHF, Tritan Kokona, i cili tha:
“Federata, se bashku me trajnerin, vendosen qe ne fillim te vitit 2010 te zhvillohet nje zbor stervitor ne Turqi me lojtaret me te mire te kampionatit. Me date 3 ose 4 janar, ne Antalia te Turqise, Kuzhe do te kete mundesi te vezhgoje ne stervitje ata lojtare, te cilet i kane lene mbresa nga vezhgimet e ndeshjeve te Superiores. Per shtate ose tete dite, te gjithe ata qe do te perzgjidhen, kane shansin te tregojne cilesite e tyre dhe te luftojne per nje vend ne perfaqesuese”.
Top Channel