Kombetarja U-19 mposht 4-1 San Marinon

19/11/2009 09:40

Ishte rezultati me i parashikueshem i aventures se Under-19 te Shqiperise ne eliminatoret e Europianit te kesaj moshe.

Ndoshta jo shume per shifrat 4-1 ne fund te 90-minuteshit te djeshem, sesa per faktin se San Marino cilesohej si kundershtari i vetem, ndaj te cilit skuadra e Ramadan Shehut do te merrte tri piket.

Kuqezinjte fituan fale dygoleshit te Vajushit ne minutat 44 dhe 66 dhe rrjetave te Bales (68) e Konit (89), megjithate kjo sfide nuk e fsheh zhgenjimin nga rezultatet ne Grupin 1 kualifikues.

Shqiperia e mbylli aventuren me 4 gola te shenuar (pikerisht dje ne porten e organizatoreve) dhe 8 te pesuar: 5 rrjeta ne porten kuqezi i ka realizuar Italia, 2 Irlanda dhe 1 San Marino.

Vendi i trete ne grupin me kater skuadra ishte minimalja e mundshme, por me nje fitore ne tri takime, U-19 nuk arriti te bente asgje me shume perballe ekipeve pretendente.

Ne takimin tjeter, Italia mposhti 2-0 me Republiken e Irlandes, fale dygoleshit te Destros dhe u konfirmua si e para e grupit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA