Withers: Detyre per te mos heshtur

16/11/2009 11:35

65 vjet me pare, 39 intelektuale shqiptare u ekzekutuan nga terrori komunist. Ky grup shqiptaresh kishin ide dhe ideale qe binin ndesh me diktaturen komuniste, ndaj ata u dunuan me vdekje.

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara John Withers, duke marre shkas nga ky grup intelektualesh, mes tyre publiciste dhe gazetare, kerkoi qe sot askush te mos heshte kur shkelen ligjet, por edhe liria e te shprehurit.

“Nuk duhen lejuar perpjekjet per te ndalur shtypin e lire”, ka deklaruar Withers.

Perfaqesuesi i ketyre familjeve, por edhe mijera te te persekutuarve politike, Besim Ndregjoni tha se me interesat e ketyre personave luhet sa here ka fushata elektorale.

“Ai qe ka qene i persekutuar edhe sot eshte lene pas dore. Eshte e pashmangshme perballja jone me historine”, ka pohuar Ndregjoni.

Me 16 nentor te vitit 1944, ne rruget e Shqiperise u vrane dhjetra qytetare shqiptare qe kishin nje ideal te ishin te lire.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA