“Vizat, Fajon: Permbushni kriteret brenda marsit

16/11/2009 12:40

Europarlamentarja Tanja Fajon shpreson qe te gjitha standartet dhe kriteret per ceshtjen e vizave te plotesohen nga Shqiperia brenda muajit mars te vitit 2010, me qellim qe shqiptaret veren e ardhshme te levizin pa viza.

Ne nje takim me kryeministrin Sali Berisha ne Tirane, Fajon theksoi se nje delegacion i Komisionit Europian do te mberrije brenda vitit ne Shqiperi per te pare hapat e hedhura.

Nga ana tjeter, Berisha duke falenderuar Fajon per lobimin e saj ne drejtim te pershpejtimit te liberalizimit te vizave me Shqiperine, theksoi se qeveria shqiptare e sheh integrimin e vendit si nje proces bazuar ne performancen ne permbushjen e kritereve te kerkuara dhe nje proces ne te mire te qytetareve te saj.

Top Channel