“Vizat”, Fajon: Permbushni kriteret

16/11/2009 15:25

Vleresimi i pergatitur nga Nisma Europiane per Stabilitet, nje grup reflektimi me qender ne Bruksel dhe Levizja Europiane e Shqiperise, tregon se nga maji deri ne tetor 2009, vendi ka bere perparime te ndjeshme ne zbatimin e udherrefyesit per liberalizimin e vizave. (UPDATE)

Per te disktuar pikerisht per hapat e fundit qe duhen ndermarre deri ne heqjen e vizave, dy organizatat ne bashkepunim me Ministrine e Jashtme organizuan nje tryeze, ku merrte pjese nder te tjere edhe eurodeputetja Tanja Fajon, hartuese e rezolutes se Parlamentit Europian, lidhur me perfshirjen e vendeve te Ballkanit Perendimor ne regjimin e levizjes pa viza drejt hapesires Schengen.

“Eshte nje mesazh i qarte dhe i forte, dhe sidomos per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Sepse ne nuk duam te humbim me teper kohe per Shqiperine, kur vendi te jete gati, kur vendi te permbushe kushtetet”, u shpreh Fajon.  

Sipas ministrit te Jashtem Ilir Meta, qeveria shqiptare duket se eshte e gatshme te prese dy grupe te tjera vleresimi ne fund te ketij viti dhe ne fillim te vitit te ardhshem.

“Ne dhjetor ne presim misionin e pare vezhgues per bllokun e pare dhe misionin e dyte vitin e ardhshem, per blloqet e tjera”, tha Meta.

Sipas perfaqesuesit te Komisionit Europian ne Tirane, Helmut Lohan, ne Bruksel jane mjaft te ndergjegjshem per rendesine historike qe perfaqeson heqja e vizave per Shqiperine, nje vend dikur krejtesisht i izoluar nga Europa.

“Perparimet ne permbushjen e etapave ne dialogun e liberalizimit te vizave, do te thote investim, qe do te shperblehet me konsolidimin e shoqerise demokratike, ne besimin e shqiptareve te aftesite e shtetit per te mbrojtur qytetaret e vete dhe per procesin e integrimit europian te Shqiperise ne pergjithesi. Nuk ka kontradikte mes perspektives euro-integruese dhe veshtiresive per te vizituar nje prej vendeve anetare. Kushtet qe duhen plotesuar per njeren, duhen plotesuar edhe per tjetren”, u shpreh Lohan.

Sipas ambasadorit Lohan, disa ceshtje kyce ku duhet te kete perparime eshte bashkepunimi mes forcave te rendit dhe autoriteteve te zbatimit te ligjit,

Prokurorise dhe gjyqesorit, perdorimi i sistemit te integruar te informacionit, mbrojtje efektive e te dhenave personale, asistence e dyanshme nderkombetare, implementimi i legjislacionit anti-diskriminim.

Top Channel