
Perfaqesuesja Under-19 ka pesuar humbjen e dyte ne Grupin 1 kualifikues qe po zhvillohet ne San Marino per Europianin e kesaj moshe.
Ne stadiumin “Montekio”, skuadra e drejtuar nga Ramadan Shehu u mposht me rezultatin 2-0 nga Irlanda.
Perpara fillimit te eliminatoreve, objektivi ishte qe me kete kundershtar te arrihej te pakten nje barazim, por verdikti i fushes ishte krejt tjeter.
Kuqezinjte kane rezistuar pergjate gjithe pjeses se pare, ndersa rezultati u zhbllokua ne minuten e 56-te te takimit.
Doran kaloi irlandezet ne avantazh, pasi ka ekzekutuar me saktesi nje penallti te akorduar nga gjyqtari.
Per Shqiperine gjithçka eshte veshtiresuar nga dalja me karton te kuq e Alvaro Bishajt.
Ne inferioritet numerik, 19-vjeçaret e Shehut jo vetem qe nuk arriten te barazonin shifrat, por ne te 84-en pesuan edhe golin e dyte.
Kjo ishte humbja e dyte per skuadren tone ne keto eliminatore, pas asaj 5-0 te regjistruar tri dite me pare me Italine. Shqiperia vazhdon te jete ne kuoten e zero pikeve, nderkohe qe ka shtate gola te pesuar dhe asnje te shenuar.
Sfida e fundit ne grup do te luhet me 18 nentor, kunder organizatoreve te San Marinos, dhe ajo eshte nje shans i mire per te mos e mbyllur aventuren pa asnje pike.
Top Channel