Tuneli “fle”, rregullohet rruga mbi mal

16/11/2009 09:40

Askush nuk mund te thote  me siguri se cfare po ndodh realisht ne galerite  e tunelit, te pakten lidhur me shembjen e fundit apo me ate se kur mund te behet serish i kalueshem per udhetaret.

Nje numer punetoresh qe punojne ne tunel tregohen te rezervuar, duke thene se “nuk dime asgje”, ndersa kur takon ndonje teknik apo inxhinier, pohojne se cdo gje eshte normale.

“Ne tunelin e Kalimashit po punohet me ritme te mira. Ne galerine jugore ku ka ndodhur shembja, po punohet me mbushjen dhe betonimin e saj, ndersa ne galerine veriore aktualisht vazhdohet me vendosjen e betonit si zakonisht”, thote nje prej inxhiniereve, i kontaktuar me telefon.

Ai shtoi se per avarine e galerise jugore kishin ardhur eksperte te kompanise nga SHBA dhe se krahas mbushjes se pjeses se shembur, te hinkes se krijuar, po shihej mundesia qe galeria veriore te rihapej serish per udhetaret per festat e fundvitit.

Por asgje nuk mund te thuhet zyrtarisht pasi, sic tha nje inxhinier nga Kukesi, me tunelin “po spekulohet” nga te dy krahet politikisht.

“Per mua nuk ka asgje per te fshehur dhe as per alarmim te gjendjes. Ka ndodhur shembja, sic ndodh kudo ne tunele, aq me teper qe ende ndodhet ne ndertim e siper, dhe ka kohe te riparohet”, tha ai.

Nderkaq, nje mendim tjeter qe qarkullon eshte rihapja perkohesisht e galerise jugore, per te realizuar levizje njedrejtimeshe, sic u be ne veren e ketij viti.

Deri atehere, edhe vete punetoret dhe personeli i tunelit kalojne ose nga “by pass” ose nga Qafa e Malit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA