Rinas, kapet tregtari me 300 mije euro kontrabande

16/11/2009 09:50

Kapet ne Rinas nje  tregtar me para kontrabande. Ai nuk i ka deklaruar keto para, keshtu qe ka detyruar uniformat blu te marrin masa ndaj tij.

Sipas te dhenave, rreth ores 13:15, nga ana e Policise Kufitare e Migracionit Rinas, eshte bere kapja ne flagrance e shtetasit Erjon Bojaxhi, 26 vjeç, lindur dhe banues ne Tirane.

Ky person u kap gjate momenteve te transportimit te shumes prej 200 mije eurosh, 101 mije korona norvegjeze dhe 20 mije dollare amerikane, me qellim kalimin e tyre dhe shmangien nga kontrolli i autoriteteve shteterore.

Nga Policia Kufitare dhe e Migracionit u be thirrje qe te gjithe subjektet apo personat private te ndjekin dhe zbatojne rregullat per kalimin e kufirit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA