Plumba mbi kusheririn pas sherrit per pronen

16/11/2009 09:30

Nje 44-vjeçar ka mbetur i plagosur, por fatmiresisht jashte rrezikut per jeten, pas nje sherri me kusheririn e tij per pronen.

Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Picalle, nderkohe qe policia e kryeqytetit ka arrestuar autorin e dyshuar te krimit.

Sipas te dhenave hetimore, nga seksioni kunder krimeve ndaj jetes dhe shendetit, u arrestua ne flagrance Alfons Ferik Dervishi, 24 vjeç, banues ne fshatin Picalle.

Ky person dyshohet se rreth ores 14:30, ne fshatin Picalle, per motive pronesie, ka tentuar te vrase, duke plagosur me arme zjarri, Xhavit Sulejman Dervishin, 44 vjeç, i cili ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten.

Megjithate, autori i arrestuar nuk ka pranuar te komunikoje me policine dhe ende nuk eshte gjetur arma e krimit.

Grupi hetimor vuri ne dukje se po punohet per dokumentimin e plote te kesaj ngjarjeje kriminale.

Policia tha se ka marre edhe deshmine e te plagosurit, i cili ka rrefyer gjithe ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA