Ndryshimi i kreut te policise bllokon kontratat e efektiveve

16/11/2009 09:05

Doreheqja e drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit ka sjelle pezullimin e kontratave individuale te policise, duke i lene “peng” te nje firme.

Ato duhet te firmosen edhe nje here tjeter nga te gjithe punonjesit e policise per arsye se ne kontraten e pare ishte emri i Ahmet Prençit dhe ai nuk arriti t’i firmoste, keshtu qe tashme do te behen me emrin e Hysni Burgajt, i cili prej pak kohesh eshte emeruar drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit.

Burimet policore tregojne se firmosja e kontrates individuale, nisi ne muajin shtator dhe afati per dorezimin e tyre ishte data 10 tetor.

Ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit u takuan te gjithe shefat e personelit nga te 13 qarqet, duke diskutuar per te plotesuar kontratat personale per çdo punonjes policie.

Ne perfundim te mbledhjes se drejtuar nga drejtori i Personelit ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise, eshte konkluduar se keto kontrata te kryhen brenda nje muaji.

Sipas te dhenave nga policia, kjo do te funksiononte me se miri, duke u bazuar ne modele tip te kontrates individuale, per te cilat, qe prej muajit prill kishte nisur puna per formulimin e tyre.

Specialistet shpjegojne se pas miratimit te kontrates kolektive, e cila u firmos mes drejtorit te Pergjithshem te Policise dhe kryetarit te Sindikates se Policise, iu hap rruga kontrates individuale.

Nga specialistet mesohet se kontrata individuale eshte nje marreveshje ndermjet punonjesit te policise dhe drejtorit te Pergjithshem te Policise.

Kjo kontrate permban te drejtat dhe detyrimet e paleve dhe mbeshtetet ne kontraten kolektive te punes.

Keshtu, personi qe pranohet ne polici nenshkruan kontraten individuale ne fillim te trajnimit te tij ne shkollen baze te policise.

Ndermjet punonjesit te policise dhe drejtorit te Pergjithshem te Policise ose nje prej zevendesdrejtoreve te pergjithshem te autorizuar prej tij, lidhet nje kontrate individuale pune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA