Meksike, nderron jete ish lojtari i kombetares

16/11/2009 18:10

Futbolli merr nje tjeter goditje te rende me vdekjen e nje lojtari meksikan.

Lojtari i Larissa-s ne Greqi, Antonio De Nigris, i cili regjistron 16 ndeshje me fanelen e Meksikes, ka nderruar jete pasi eshte shtruar ne “Larissa University Hospital” per shkak te nje ataku kardiak. 31 vjecari De Nigris ka lene gruan Sonia dhe vajzen 5 vjecare, Miranda.

Ngjarja e rende ndodhi ne naten mes se dieles dhe te henes. Trupi i ish lojtarit do t’u nenshtrohet analizave te hollesishme per te zbardhur shkaqet e vdekjes. Nderkohe zia ka perfshire qytetin dhe skuadren e Monterrey ku ai nisi karrieren si futbollist. “Jemi te shokuar nga ky lajm”, u shpreh zv/presidenti i skuadres meksikane.

Top Channel