
Qeveria ka pranuar per here te para publikisht se kredia e marre ne tregun nderkombetar dhe kriza financiare boterore kane vene ne presion financat e qeverise, duke rritur ndjeshem interesat e borxhit publik. (UPDATE)
“Sherbimi i borxhit publik per vitin 2010 perben nje sfide ndaj jemi pergatitur ne pranvere Shqiperia te dale ne tregun nderkombetar per te financuar nevojat e vendit per para me nje kosto shume me te mire”, u shpreh Bode.
Ministri thote se per te dale nga kjo situate qeveria do te zbatoje nje strategji te re duke kerkuar ndihmen e institucioneve nderkombetare per financimin e projekteve te medha publike.
“Ministria e Financave ka nisur negociatat me BERZH, BEI dhe BB qe projektet madhore te infrastruktures te mund te udhehiqen nga keta donatore”, u shpreh Bode.
Por pavaresisht veshtiresive financiare, qeveria nuk e ka zbehur optimizmin e saj dhe u mbetet parashikimeve se ekonomia shqiptare do te vazhdoje te rritet me ritme te larta.
Keto deklarata ministri i Financave i ka bere ne komisionin kuvendor te ekonomise ku ka filluar diskutimi i projektbuxhetit, kete vit si rralle here pa pranine e opozites.
Top Channel