Komisioni i Ekonomise, “ok” hetimit te bankave

16/11/2009 08:35

Renia e aktivitetit gjate vitit 2009 ka bere qe bankat te jene mjaft agresive ne maksimizimin e fitimit, madje duke fshehur dhe kostot per sherbime te caktuara.

Shume individe ankohen per tarifat shtese qe bankat vendosin pa i vene ne dijeni, kurse te tjere per reklamat mashtruese, te cilat nuk tregojne te verteten mbi koston e sherbimit.

Per keto dhe te tjera fenomene, Autoriteti i Konkurrences ka nisur nje hetim, i cili ndryshe nga rastet e tjera, konsiderohet teper delikat, sikurse eshte sektori bankar.

Hetimi i nisur ne mars, ne fillim me bonot e thesarit, duket se do te shtrihet edhe ne fushat e tjera, si transaksionet dhe tarifat, apo sherbime te tjera qe lidhen me depoziten dhe kredine.

Por per anetaret e Komisionit parlamentar te Ekonomise, Autoriteti i Konkurrences duhet te jete me i drejtperdrejte dhe i forte ne ndeshkimin e rasteve abuzuese ne treg.

Madje komisioni sugjeron qe te sillen ne forme liste te gjitha problematikat qe has autoriteti gjate hetimit mbi bankat, ne menyre qe te beje ndryshime ne procedura.

“Sistemin bankar e kemi ne monitorim. E kemi nisur me bonot e thesarit dhe tani po shikojme te gjithe trajtesen e vet, sa u takon sherbimeve dhe tarifave”, thote Lindita Lati, kryerja e Autoritetit te Konkurrences.

Sipas saj, ne arritjen e nje hetimi sa me produktiv, eshte shume e rendesishme te theksohet roli qe luan konsumatori, i cili duhet i pari qe te ankohet dhe te denoncoje rastin abuziv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA