
Dalja nga shtrati i lumit Vjose pak dite me pare ka shkaktuar deme jo vetem ne te mbjella dhe banesa, por dhe mjaft firma te shfrytezimit te inerteve ne brigjet e Vjoses kane pesuar deme te konsiderueshme.
Tonelata te tera me inerte te nxjerra dhe te perpunuara nga firmat e ndertimit jane marre serish nga rrjedha e Vjoses, si nje “shpagim” natyror.
Pergjate brigjeve te lumit Vjose, qe nga ura e Mifolit ne Ferras deri ne Kute te Mallakastres, jane vendosur me shume se tete firma inertesh.
Ato shfrytezojne brigjet dhe shtratin e lumit prej shume vitesh. Ndersa asnjehere nuk jane inspektuar kriteret e shfrytezimit qe keto firma i bejne lumit, duket se ky i fundit ka “marre hak” vete.
Ne permbytjen e tri diteve me pare, konfirmohet se kater nga tete firmat e inerteve kane pesuar deme te medha.
Perfaqesuesi i njeres prej firmave, ajo qe po nderton edhe autostraden Levan-Vlore dhe Levan-Tepelene, eshte shprehur se demi perllogaritet te jete me shume se 250 mije euro.
Top Channel