Gripi i derrit, izolohet nje rast i rende ne sanatorium

16/11/2009 08:15

Nga 76 rastet e konfirmuara te prekura nga gripi i derrit, ne tre prej tyre kane shfaqur komplikacione. Kater dite me pare, ne qendren spitalore universitare “Nene Tereza” u mbajten nen vezhgim dy raste, te cilet shfaqen probleme dhe komplikime te gjendjes shendetesore. Ndersa keto dy raste shpetuan per paq. Nje pacient rreth te 30-ve, banues ne qytetin e Durresit, eshte ne gjendje te rende shendetesore ne spitalin e sanatoriumit.

Sipas mjekeve te ketij spitali, pacienti ka ardhur 48 ore me pare nga qyteti ku banon dhe eshte shtruar me urgjence ne reanimacion per t’u trajtuar ne menyre te specializuar. Menjehere pas marrjes se rezultatit te analizave, qe pacienti eshte i prekur nga gripi i derrit, i semuri ka marre trajtimin e nevojshem ne baze te protokollit te percaktuar nga Instituti i Shendetit Publik per rastet e dyshuara me AH1N1. Laboratori i Virologjise ka konfirmuar qe pacienti eshte i prekur nga gripi i derrit, nderkohe qe situata e tij aktuale paraqitet e renduar.

Mjeket sqarojne se aktualisht 30-vjeçari po trajtohet ne spitalin universitar te semundjeve te mushkerive, “Shefqet Ndroqi”. Ai eshte i izoluar, ndodhet ne gjendje intubimi, pasi ka probleme te theksuara me sistemin e frymemarrjes. Sipas mjekeve, pacienti nuk vuan nga semundje te tjera shendetesore apo shqetesime kronike.

Rasti

30-vjeçari nga Durresi ka paraqitur shqetesime te rrugeve respiratore dhe menjehere pas komplikacioneve ai eshte transportuar ne spitalin universitar ne Tirane. Aktualisht gjendja e tij paraqitet e renduar, por ndodhet nen vezhgimin e mjekeve.

Pavaresisht se ne fundjave ne spital ndodhen mjeket e rojes, nje grup specialistesh jane paraqitur ne pune per ndjekjen e rastit te veçante. Pacienti eshte izoluar ne sherbimin e reanimacionit prane spitalit “Shefqet Ndroqi”, por ndodhet ne intubim, per shkak te komplikacioneve ne frymemarrjes.

30-vjeçari para se te mberrinte ne Tirane ka qendruar per tre dite ne spitalin e Durresit, por pas perkeqesimit te gjendjes shendetesore eshte vendosur qe pacienti te sillet per trajtim te specializuar ne sanatorium.

Nga ana tjeter, mjeket kane sqaruar se eshte edhe nje tjeter rast i dyshuar per AH1N1, aktualisht i shtruar per probleme respiratore. Pergjigjet a analizave pritet te mberrijne sot nga Laboratori i Virologjise ne ISHP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA