Gripi i derrit, 96 te prekur ne vend

16/11/2009 12:15

Shkon ne 96 numri i personave te prekur nga gripi i derrit ne vendin tone.

Shifra eshte dhene nga drejtori i Pergjithshem ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero, sipas te cilit ne fundjave ka patur 20 raste te reja.

Mesohet se pacientet jane trajtuar ne spital, nderkohe qe vetem njeri prej tyre ndodhet ne senatorium.

Pipero qeteson popullsine se nuk ka vend per panik dhe nuk eshte e nevojshme mbyllja e shkollave.

Rasti

30-vjecari nga Durresi ka paraqitur shqetesime te rrugeve respiratore dhe menjehere pas komplikacioneve ai eshte transportuar ne spitalin universitar ne Tirane. Aktualisht gjendja e tij paraqitet e renduar, por ndodhet nen vezhgimin e mjekeve.

Pavaresisht se ne fundjave ne spital ndodhen mjeket e rojes, nje grup specialistesh jane paraqitur ne pune per ndjekjen e rastit te veçante. Pacienti eshte izoluar ne sherbimin e reanimacionit prane spitalit “Shefqet Ndroqi”, por ndodhet ne intubim, per shkak te komplikacioneve ne frymemarrjes.

30-vjeçari para se te mberrinte ne Tirane ka qendruar per tre dite ne spitalin e Durresit, por pas perkeqesimit te gjendjes shendetesore eshte vendosur qe pacienti te sillet per trajtim te specializuar ne sanatorium.

Nga ana tjeter, mjeket kane sqaruar se eshte edhe nje tjeter rast i dyshuar per AH1N1, aktualisht i shtruar per probleme respiratore. Pergjigjet a analizave pritet te mberrijne sot nga Laboratori i Virologjise ne ISHP.

Top Channel