Gjirokaster, alarm per tjeter shembje pallati

16/11/2009 09:55

Ndertimet e reja pa kriter dhe ne terrene te paqendrueshme kane vene serish ne alarm banoret e qytetit te Gjirokastres.

Rreth 30 familje, qe jetojne ne nje pallat ne lagjen e re “Kodra e Shtufit”, ne qytetin e Gjirokastres, kane dhene alarmin se pallati ku ata banojne prej 25 vjetesh rrezikohet te shembet nga nje ndertim i ri qe ka nisur te hape themelet poshte themeleve te pallatit te tyre.

Me ane te nje peticioni drejtuar te gjitha instancave te shtetit, qe nga bashkia deri te Kryeministri dhe Presidenti i Republikes, banoret e pallatit bejne apel per te nderprere punimet ne menyre qe te mos perseritet tragjedia e nje viti me pare, kur u rrezua nje pallat ne lagjen “11 Janari”.

Ne peticionin e tyre, nje kopje te te cilit e kane derguar edhe ne prokurori dhe ne policise ndertimore, thone se prej kohesh banoret e pallatit 101 ne lagjen “Kodra e Shtufit” kane shfaqur shqetesimin per fatin e pallatit te tyre, i cili rrezikohet nga disa ndertime pa kriter te dhena nga KKRT-ne e Bashkise se qytetit te Gjirokastres.

Vazhdimisht ata kane derguar letra drejtuar kryetarit te bashkise, keshillit bashkiak, institucionit te prefektit, prokurorise se qarkut dhe policise ndertimore per te vleresuar situaten dhe garantuar jeten e tyre ne kete pallat ku banojne aktualisht 30 familje dhe qe shenjat e rrezikut, sipas tyre jane, shfaqur ne muret dhe suvatimet e plasaritura te apartamenteve ku banojne nen friken e shembjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA