FIFA pezullon dy muaj Maradonen
16/11/2009 10:00
Dy muaj pezullim per Maradonen. Vendimi eshte marre nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s. Ky qendrim mbahet pas fjaleve fyese qe trajneri argjentinas tha per gazetaret, pas fitores ndaj Uruguajit dhe kualifikimit te ekipit ne boterorin e 2010.
Vec pezullimit per Maradonen eshte vendosur edhe nje gjobe prej 25 mije frangash zvicerane.
Komisioni degjoi Maradonen te jepte argumentat e tij mbi ngjarjen por edhe te kerkonte ndjese per ate qe ndodhi.
Ne rast se Maradona nuk do te respektoje masen e pezullimit, mund te ndeshkohet me ashper.
Pas humbjes ne Madrid kunder Spanjes, Maradona eshte paraqitur me nje ore vonese nga takimi i ores 14:00 me komisionin disiplinor te FIFA-s.
Top Channel