Fajon, shqetesim per mungesen e dialogut ne kuvend

16/11/2009 11:05

Eurodeputetja Tanja Fajon deklaroi se Shqiperia ka mundesi reale qe ne qershor te vitit 2010 te udhetoje pa viza.

Duke folur ne konferencen per liberalizimin e vizave, zhvilluar ne Tirane, europarlamentarja shprehu shqetesim per mungesen e dialogut ne kuvend, ndersa theksoi se nuk duhet bere me ndarja mes Ballkanit Perendimor per liberalizimin e vizave.

“Vetem kur vendi te arrije ate qe kerkon do te munde te perfitoje nga liberalizimi i vizave”, u shpreh Fajon.

I pranishem ne konference, ambasadori i KE-se ne Tirane, deklaroi se Komisioni mirepret faktin qe Shqiperia ka si angazhim kryesor permbushjen e prioriteteve per heqjen e regjimit te vizave.

Nderkohe zevendeskryeministri, njeherazi ministri i Jashtem, Ilir Meta deklaroi se ka perparim ne procesin e pasaportave biometrike, menaxhimin e kufijve, rendin publik e sigurine, si dhe luften e krimit te organizuar dhe korrupsionit.

“Qeveria synon te ruaje te njejtin ritem dhe te angazhohet per te plotesuar kushtet e rendesishme per liberalizimin e vizave. Bashkepunimi me opoziten eshte teper i rendesishem per proceset integruese te vendit”, u shpreh Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA