Dajti fshihej ne Bosnje

16/11/2009 09:25

Dritan Dajti, autori i masakres se 7 gushtit ne qytetin e Durresit, ku u ekzekutuan kater punonjes policie, dhe i arratisur nga Gjykata e Tiranes ne vitin 2003, i eshte fshehur drejtesise shqiptare ne shtetin e Bosnje-Hercegovines.

Ne kete vend eshte strehuar sa here qe ne Shqiperi kishte operacione policore per arrestimin e tij. Burime nga Prokuroria e Pergjithshme thane se grupi hetimor i Krimeve te Renda ka ngritur dyshimet se autori i vrasjes se pesefishte ne qytetin e Durresit kishte nje strehim ne Bosnje, ndersa arrinte te levizte edhe ne shtetet perendimore duke perdorur dokumente te falsifikuara.

Nderkohe qe ne Shqiperi kishte ngritur disa fortesa dhe levizte me nje dokument te falsifikuar policor, duke iu shmangur kontrolleve rutine nga punonjesit e qarkullimit rrugor.

Hetuesit e çeshtjes thane per gazeten se te dhenat, qe jane ne formen e dyshimeve, u jane servirur nga disa persona qe jane te arrestuar dhe po gjykohen ne gjykate.

Ata kane treguar se Dajti, gjate kohes qe ka qene i kerkuar, levizte shpesh ne rajonin e Ballkanit, i ndihmuar nga disa persona shqiptare qe banonin ne qytetet veriore te Shqiperise.  
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA