Curri: Pa loje sulmuese, ta harrojme kualifikimin

16/11/2009 10:10

Debatik Curri e ka vleresuar me nota pozitive paraqitjen e Kombetares shqiptare ne Estoni.

Megjithate, ai thekson se kunder skuadrave te te njejtit nivel, kuqezinjte duhet te rrezikojne me shume per te marre fitoren.

“Me skuadra te tilla, ndaj te cileve nuk mund te luash vetem ne mbrojtje, duhet te sulmojme me shume, ndryshe nuk mund ta mendojme kualifikimin. Duhet te jemi te guximshem, pse jo edhe te rrezikojme disi per te kerkuar fitoren”, tha ai.

Sipas mbrojtesit, barazimi 0-0 ne acarin baltik kishte vlera per moralin e skuadres, madje duke theksuar se kundershtaret nuk mund te quhen nje skuader e vogel.

“Ishte mjaft e veshtire te luaje ne ato kushte atmosferike, megjithate mendoj se skuadra u paraqit shume mire. Ne 45 minutat e para ishim ne ata qe vendosnin ritmin e lojes. Ky barazim ishte mjaft pozitiv dhe besoj se ne te ardhmen mund te arrijme rezultate edhe me te mira. Vazhdojme te kemi probleme kunder skuadrave te ketij niveli, megjithate kishte edhe shume faktore pozitive: luajtem mire, qarkulluam topin dhe krijuam raste per shenim. Estonia nuk na krijoi ndonje rrezik te madh dhe nuk duhet te harrojme se ata nuk jane nje ekip i vogel. Ajo ka fituar me Belgjiken dhe ka humbur vetem 1-0 ne miqesore me Brazilin”, deklaroi 25-vjeçari menjehere pas kthimit ne Ukraine, plot dhjete ore pasi perfaqesuesja u largua nga hoteli ku ishte akomoduar ne Talin.

Kjo miqesore ishte ndeshja e pare e edicionit te ri eliminator dhe sipas Currit, objektivi eshte qe kuqezinjte te arrijne rezultate me te mira se ne vitet e kaluara.

“Edhe trajneri gjate grumbullimit e theksoi se tani po fillon nje cikel i ri. Mendoj se ne Estoni, e cila ishte prova e pare e edicionit te ri, ndeshja nuk shkoi keq. Euro 2012? Duhet te presim dhe te shohim çfare kundershtaresh do te kemi ne grup. Fakti qe ndodhemi ne vazon e peste te shortit ben qe te luajme kunder skuadrave te veshtira. Gjithsesi, gjate gjithe vitit 2009 kemi regjistruar rezultate shume me te mira se ne vitet e kaluara dhe objektivi eshte te permiresohemi vazhdimisht”, shtoi ai.

“Prej fillimit te pergatitjeve kerkonim rezultat nga kjo ndeshje. Hyme ne fushe me synimin per te fituar dhe per shkak te mungesave ne formacion u aktivizuan tri lojtare te rinj, ndersa disa te tjere luajten si zevendesues. Ne pjesen e pare edhe mund te kishim shenuar, ndersa ne fraksionin e dyte tempi i lojes ra disi”.

Trajneri Kuzhe nuk e ka fshehur asnjehere endrren per ta kualifikuar Shqiperine ne fazen finale te nje aktiviteti madhor dhe Curri shprehet se kroati ka te drejte:

 “Edhe une mendoj se ka ardhur koha qe te kualifikohemi. Nese te gjithe lojtaret japin 100 per qind ne çdo ndeshje dhe skuadra perforcohet me elemente te rinj, mund te marrim me shume se ne te kaluaren”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA