Buxheti 2010 mberrin ne Kuvend per miratim

16/11/2009 08:55

Komisioni Parlamentar per Ekonomine dhe Financat parashikon te diskutoje sot gjate paradites projektbuxhetin e vitit 2010, miratuar pak kohe me pare nga qeveria.

I prezantuar te shtunen e kaluar nga ministri i Financave, projektbuxheti parashikohet te jete 411 miliarde leke shpenzime (4.47 miliarde dollare).

Per te rritur shpenzimet, qeveria ka ne plan te marre 50 miliarde leke borxhe (534 milione dollare) per te financuar deficitin buxhetor te vitit 2010.

Sipas ministrit te Financave, buxheti do te rritet me rreth 600 milione dollare ne krahasim me kete vit, ndersa deficiti buxhetor eshte programuar ne 3.8 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto.

Rruga Rreshen-Kalimash pritet te haje edhe 6 miliarde leke te tjera me 2010, nderkohe qe ka ngrene 40 miliarde leke gjate vitit 2009.

Edhe per vitin qe vjen parashikohet nje politike per rritje pagash dhe pensionesh ne masen 4 deri ne 10 per qind, me efekt ne buxhet 2.7 miliarde leke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA