Brazil, Adriano merr kreun e golashenuesve
16/11/2009 16:30
Ecuria e Adrianos ne kampionatin brazilian e afron me shume trajnerin e kombetares Dunga me mundesine e perzgjedhjes se sulmuesit per ne Afriken e Jugut.
Bomberi i Flamengos ka arritur ne kuoten e 19 golave pas fitores 2-0 ndaj Nautico qe e ngjit skuadren e tij ne vendin e dyte me 2 pike me pak se San Paolo kur kane mbetur edhe tre jave nga fundi i kampionatit. Ish sulmuesi i Interit ka dhene pasin per golin e pare dhe ka shenuar vete te dytin, duke marre kreun e klasifikimit te golashenuesve.
Nderkohe, Ronaldo ka dhuruar nje tjeter paraqitje zhgenjyese ne ndeshjen qe Corinthias e humbi 3-1 ne fushen e Avai.
Top Channel