
Nje incident i sajuar apo nje tragjedi rastesore ne det? Emisioni “Shqip” i eshte kushtuar incidentit te rende te Korfuzit duke zbuluar pamjet ekskluzive te shperthimit dhe mbytjes se kacatorpedinierit anglez “Volazh” dhe duke hedhur drite mbi ngjarjen e vitit 1946 qe shkaktoi edhe krizen e rende ne marredheniet mes Shqiperise dhe Britanise se Madhe.
Gjithcka nis pas zbulimit ne Gjirin e Sarandes te torpedinierit te mbytur anglez “HNS Volage”, i cili ra ne nje mine dhe qe solli “incidentin e Kanalit te Korfuzit” per te cilin Shqiperia u denua ne Gjykaten e Hages.
Por zbulimi i pamjeve te shperthimit, dokumenta te tjera nga arkivat britanike dhe deshmite e historianeve dhe specialisteve ne studion e pritet te hapin nje tjeter debat lidhur me ate nese ishte vertete Shqiperia pergjegjese per mbytjen e anijes britanike.
Pamjet filmike hedhin dyshime mbi faktin se incidenti ishte i sajuar dhe vendndodhja e anijes ishte ne brendesi te ujrave territoriale shqiptare. Pavaresisht se ne ate kohe u deklarua e kunderta e saj dhe qeveria shqiptare u mbrojt me faktin se e kishte te pamundur minimin e Kanalit te Korfuzit.
Torpedinieri anglez kishte rene ne nje mine ne 22 tetor 1946, ndersa shkoi te ndihmonte nje tjeter torpedinier britanik “HMS Saumarez” e cila ishte goditur gjithashtu nga nje tjeter mine.
Te pakten 44 anetare te ekuipazhit humben jeten dhe 42 te tjere u plagosen, nje incident qe shkaktoi perplasjet e ashpra diplomatike midis Britanise se Madhe dhe Shqiperise.
Auron Tare, deklaroi se anija e mbytur eshte zbuluar 3 muaj me pare, por qeverite e te dy vendeve vendosen qe ta deklarojne publikisht vetem se fundi kete zbulim.
Anija e mbytur u zbulua nga nje grup nderkombetar arkeologesh dhe kerkuesish ne te cilin marrin pjese eksperte te Institutit Amerikan te Arkeologjise nenujore dhe te Institutit Shqiptar te Arkelologjise, ndersa drejtues i grupit eshte Auron Tare.
Top Channel