
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Nesrin Lushta ne nje konference per shtyp njoftoi se ne zgjedhjet lokale te zhvilluara sot ne vend kane marre pjese 45.36 perqind e votuesve, nje shifer kjo pak me e larte se sa ajo e pjesemarrjes ne zgjedhjet e 2007.
“Ne oren 19:00 jane mbyllur pothuajse te gjitha qendrat e votimit, me perjashtim te pese te tillave ne Prishtine dhe nje ne Mamush”, u shpreh Lushta.
Sipas zedheneses, nuk ka patur informacione per incidente ne proces, nderkohe qe ajo theksoi se do te pritet cdo ankese me shkrim nga drejtuesit e forcave politike qe e pretendojne dicka te tille.
Lushta ka bere publike edhe perqindjet e pjesemarrjes neper qytete, ku p.sh ne Mitrovice kane marre pjese mbi 36 perqind e votuesve, ne Prishtine 46.76 perqind, ne Prizren 43.54 perqind, si dhe ne Skenderaj 66.66 perqind e votuesve.
Top Channel