
Banderolat dhe afishet ne disa rruge te Tiranes, kujtojne se te dielen ka zgjedhje edhe ne Tirane.
Ne te vertete behet fjale per zgjedhje te pjesshme lokale ne 5 njesi te qeverisjes vendore ne rang vendi.
Ne keto bashki dhe komuna, kryetaret e meparshem fituan ne zgjedhjet e shkuara nga nje mandat deputeti.
Nderkohe qe zgjedhjet jane bojkotuar nga Partia Socialiste. Nga aleatet e saj vetem PBDNJ merr pjese me vezhgues.
Ne kete menyre gara eshte mes PD-se dhe LSI-se, dhe ne komunen e Otllakut, edhe mes partise se punes se rinovuar.
Ne Tirane, ne minibashkine 10, ku ne zgjedhjet e shkuara lokale pati mjaft kontestime, kesaj here gara mes kandidatesh te dy partive aleate, duket se e ka bere procesin me te qete.
“Gjendja deri tani eshte e mire, nuk kemi asnje lloj parregullsie. Votimi po vazhdon normalisht”, eshte shprehur Natasha Gerdupi, kryetare e QV-se 1192.
Me vetem pese njesi te qeverisjes vendore dhe 65 qendra votimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka me te lehte te kontrolloje procesin, pa qene nevoja e monitoreve te zgjedhjeve te shkuar.
“Si rezultat i masave te marra dhe faktit se ishin pese njesi vendore, gjithcka ka filluar normalisht. Ne oren 7:00 KQZ kishte marre te gjitha masat per te cuar ne te gjitha njesit vendore qe kane zgjedhje te pjesshme, inspektore e specialiste te KQZ-se te cilet do te asistojne te gjithe procesin nga fillimi i tij deri ne perfundimin e procesit te numerimit te votave dhe sjelljen e bazes materiale ne Tirane”, eshte shprehur zedhenesi i KQZ-se, Leonard Olli.
Meqe jemi ne ate qe njihet si orari dimeror, kesaj here qendrat e votimit do te mbyllen ne oren 18.00.
Top Channel