Zgjedhjet e pjesshme vendore

15/11/2009 19:55

U zhvilluan diten e diele ne Shqiperi zgjedhjet e pjesshme. Behet fjale per procesin e zgjedhjes se drejtuesve vendore ne pese njesi te pushtetit, drejtuesit e te cileve u zgjodhen deputete ne Kuvendin e Shqiperise ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.  

Sic dihet tashme opozita nuk merr pjese ne keto zgjedhje. Nga aleatet e saj vetem PBDNJ merr pjese me vezhgues. Ne Qarkun e Shkodres jane zhvilluar votime  per te zgjedhur drejtuesit vendor per Bashkine e Fushe Arrezit dhe Komunen e Fierzes dhe ne kete gare kane marre pjese vetem PD dhe  LSI. 

Ne kete bashki  kane votuar 1960 votues nga 3500 votues qe ka Fushe Arrezi e konvertuar ne perqindje , ne votim kane marre pjese rreth 40% e votuesve.

Ndersa ne Komunene  Fierzes ishin ne gare per kreun e komunes Gjelosh Pepleka i PD dhe Muhamed  Ponari i LSI  dhe ne kete zone procesi i votimit ka perfundura qe ne oren 18.00 dhe nuk eshte shenuar asnje incident.

Ne kete komune kane votuar 650  votues nga 1500 votues qe ka kjo komune. Ne komunen e Otllakut  gara ishte mes PD-se,  LSI-se dhe mes partise se Punes se Rinovuar. Moren pjese ne kete gare 3200 votues dhe  e konvertuar ne perqindje vetem 30%.

Ne Tirane, ne minibashkine 10, ku ne zgjedhjet e shkuara lokale pati mjaft kontestime, kesaj here gara mes kandidatesh te dy partive aleate, duket se e ka bere procesin me te qete. Me vetem pese njesi te qeverisjes vendore dhe 65 qendra votimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e pati me te lehte te kontrollonte procesin, pa qene nevoja e monitoreve te zgjedhjeve te shkuar.

Ne te 5 njesite qendrat e votimit u hapen ne oren 7 te mengjesit dhe u mbyllen rreth ores 18.  Procesi i votimit  ne te gjithe vendin u zhvillua pa incidente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA