
Sot mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale ne pese njesi vendore ne Shqiperi.
Votime do te kete ne minibashkine numer 10 ne Tirane, Bashkine e Klosit ne Burrel, Komunen Otllak ne Berat, Bashkine Fushe-Arrez, Komunen Fierze, zona ne te cilat vendi i kryetareve mbeti bosh pasi drejtuesit moren mandatin e deputetit ne zgjedhjet e parlamentare te 28 qershorit.
45 mije zgjedhes do te drejtohen ne 65 qendra votimi per te votuar.
Zedhenesi i KQZ tha se puna me e madhe do te jete ne njesine nr. 10 te Tiranes, ku do te kete 26 qendra votimi.
“Jane vetem tre subjekte politike. Partia Demokratike, Levizja Socialiste per Integrim dhe Partia e Punes se Shqiperise e Riorganizuar e cila ka vetem nje kandidat ne Otllak, ne Qarkun e Beratit”, u shpreh zedhenesi i KQZ-se, Leonard Olli.
Pak kohe me pare, Partia Socialiste mori vendim per te mos marre pjese ne keto zgjedhje, si pjese e bojkotit, pasi qeveria ende nuk ka bere transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit.
Top Channel