Pakti i ujerave, Imami: Do te respektojme kushtetuesen

15/11/2009 08:35

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, deklaroi dje se per marreveshjen e ndarjes se ujerave territoriale midis Shqiperise dhe Greqise do te respektohet plotesisht vendimi i Gjykates Kushtetuese.

Ne nje interviste per “Zerin e Amerikes”, Imami vleresoi se per marreveshjen mund te kishte pasur debat nese opozita do te ishte ne Parlament.

Imami garantoi se nga kjo marreveshje nuk ka te fituar dhe as te humbur dhe se Ministria e Puneve te Jashtme ka bere transparencen e duhur per kete çeshtje.

Marreveshja e ndarjes se ujerave territoriale eshte perfshire tanime ne programin e punes se Parlamentit per t’u votuar brenda muajit dhjetor.

Sakaq, Gjykata Kushtetuese ende nuk eshte shprehur ne lidhje me shqyrtimin apo jo te ankimimit te Partise Socialiste dhe nje grupi partish te tjera qe kerkojne pezullimin e votimit deri ne berjen e transparences se plote.

Dy dite me pare, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, u takua ne Pentagon me sekretarin amerikan te Mbrojtjes, Robert Gejts.

Nje nder temat kryesore ishte kontributi i Shqiperise ne koalicionin nderkombetar ne Afganistan.

Zoti Imami eshte ministri i pare i Mbrojtjes i qeverise se re “Berisha” qe viziton Pentagonin dhe ky ishte nje takim per te vleresuar pjesemarrjen e Shqiperise me trupa dhe me nisma te tjera, si anetare e NATO-s, ne Afganistan.

Aktualisht, Shqiperia ka dy kompani ne Afganistan.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta