
Rusia, Portugalia dhe Franca kane arritur te mbyllin me fitore ndeshjet e para te fazes “play off” te vlefshme per eleminatoret e boterorit 2010, nderkohe qe sfida tjeter mes Greqise dhe Ukraines ka perfunduar ne barazim pa gola.
Rusia e drejtuar nga Gus Hidink ka mposhtur ne fushen e vet 2-1 Sllovenine.
Protagonisti i ndeshjes per vendasit ishte Dinijar Biljaledinv i cili shenoi dopjeten e pare me fanelen e kombetares ruse.
Goli i vetem per sllovenet u shenua nga Peknik ne minutat e fundit te ndeshjes, nje rezultat ky qe nuk i jep mundesine Rusise te shkoje e qete ne ndeshjen e kthimit ne Maribor.
Ndryshe nga skuadrat e tjera, Franca eshte shume me prane kualifikimit per ne Afrike, pasi ekipi i Domenek ka mundur 1-0 ne transferte Irlanden e Trapatonit, fale golit te Anelka ne pjesen e dyte.
Nje tjeter perfaqesuese qe ka fituar ndeshjen e pare eshte edhe Portugalia qe ka mposhtur 1-0 Bosnje Hercegovinen.
Goli i fitores per skuadren e Keiroz u shenua ne pjesen e dyte nga Bruno Alvesh.
Greqia nuk ka mundur te shfrytezoje faktorin fushe, pasi ka barazuar pa gola perpara tifozeve te vet me Ukrainen e Shevcenkos.
Top Channel