
Perfaqesuesit e bashkive dhe komunave te Qarkut te Fierit, qe drejtohen nga perfaqesuesit e Partise Socialiste, do te protestojne sot perpara Kryeministrise.
Administratat e ketyre njesive vendore do te udhetojne drejt Tiranes, per t’i kerkuar Kryeministrit te vendit dhe qeverise qe ai drejton te mos cenojne autonomine e pushtetit vendor.
Lajmin e bene te ditur per gazeten “Shqip” kryetari i Bashkise se qytetit te Fierit, Baftjar Zeqaj, i cili ka pohuar se protesta e sotme, e cila ishte paralajmeruar dhe me pare, do te jete thirrja e pare publike per ndryshimin e ligjit te autonomise vendore.
“Bashkia e Fierit eshte nje bashki e kategorise se pare dhe me performancen me te lakmuar nga qeveria, si e tille ajo rrezikon qe per vitin e ardhshem te mos realizoje nje sere projektesh, vetem prej “etjes” se madhe te Kryeministrit te vendit”, ka thene per “Shqip” kryetari i bashkise, Baftjar Zeqaj.
Kreu i pushtetit vendor te Fierit ka shtuar se thirrjes se krereve te bashkive dhe komunave ne te gjithe vendin i eshte pergjigjur jo vetem administrata qe drejtohet nga perfaqesuesit e PS-se, por edhe administrata qe perfaqesohet nga te djathtet.
“Edhe ata ashtu si dhe ne rrezikojne realizimin e projekteve nga cenimi i autonomise. Duhet theksuar se bashkite dhe komunat, te gjitha njesite vendore ne shkalle vendi, kerkojne autonomi financiare, asgje me shume. Ne nuk jemi njerez te emeruar nga Kryeministri, por na ka zgjedhur komuniteti qe perfaqesojme, e me keta te fundit kemi lidhur kontrate”, ka vijuar me tej kryetari i bashkise, Zeqaj.
Top Channel