Shqiperia barazon pa gola ne Estoni
14/11/2009 16:50
Kombetarja shqiptare ka barazuar 0-0 ne ndeshjen miqesore te luajtur kunder Estonise.
Mes debores dhe te ftohtit baltik, kuqezinjte kane zhvilluar nje loje mjaft te mire ne fushen e stadiumit “A. Le Kok”, ku jane vrejtur raste te shumta ne porten e vendasve.
Takimi ka qene pothuajse i barabarte per te dyja skuadrat te cilat kane qene ne kerkim te golit gjate gjithe kohes.
Kjo ndeshje eshte konsideruar si shume e rendesishme per trajnerin Kuzhe i cili e ka cilesuar si nje test i pare per edicionin e ri futbollistik.
Top Channel