
Dergohet per ndjekje penale drejtuesi i Sindikates se Minatoreve ne Shqiperi, pasi akuzohet se ka tentuar te hyje me force ne godinen e Kryeministrise.
Fiqiri Xibri, 52 vjeç, eshte proceduar penalisht edhe si drejtues i manifestimeve te paligjshme qe ka zhvilluar gjate dites se merkure.
Burimet policore te kryeqytetit bene te ditur se nga sherbimet e Komisariatit Nr. 1 filloi procedimi penal ne gjendje te lire per shtetasin Fiqiri Isuf Xibri, 52 vjeç, banues ne Tirane, me arsim te larte, drejtues i Sindikates te Minatoreve te Shqiperise.
Sipas te dhenave zyrtare, ai dyshohet se ne oren 12.00 te se merkures, te Kryeministria, ka organizuar manifestime te paligjshme dhe nuk i eshte bindur urdhrit te punonjesve te policise se rendit, duke tentuar te hyje me force ne godinen e Kryeministrise.
Minatoret ishin mbledhur para dyerve te selise se Kryeministrise, ku kane tentuar te hyjne me force per t’u takuar me kreun e ekzekutivit.
Top Channel