
Perfshirja e Vasil Shkurtajt, sulmuesit te ri te talentuar te Olimpiakosit ne kampionatin grek, ne listen e perfaqesues sone Shpresa, u prit me shume buje, por ne perfundim te ndeshjes Austrine, tashme emri i tij eshte kthyer ne nje çeshtje ne Kombetaren U-21.
17-vjeçari Shkurtaj eshte vleresuar edhe nga trajneri brazilian i Olimpiakosit per talentin e tij. Ky i fundit, edhe pse ka pasur oferta nga kombetarja greke e futbollit per t’u angazhuar ne radhet e saj, ka zgjedhur te luaje per skuadren e tij te zemres, Shqiperine.
Nje vendim i tille eshte mirepritur nga Federata shqiptare e futbollit, e cila i ka dhene mundesine te kaperceje Kombetaret U-17 dhe U-19 dhe te luaje per perfaqesuesen U-21. Por, si fakt stimulues per nje polemike te ashper ne perfundim te ndeshjes mes Kombetareve U-21 te Shqiperise dhe Austrise ne stadiumin “Qemal Stafa” eshte bere mosaktivizimi i talentit per as edhe nje minute te vetme ne kete sfide.
Menaxheri Shkurtaj takuan Bushatin dhe te cilit po i kerkonte llogari duke folur me ton te ashper, ne lidhje me arsyen se perse nuk e kishte aktivizuar qofte edhe minutat e fundit. Madje, menaxheri e ka kercenuar trajnerin e Shpreses me shprehjen se “meqe ju nuk e aktivizoni, atehere ne do ta largojme fare nga Kombetarja”. Kjo ka qene nje menyre presioni e teknikut te Kombetares U-21. Shkurtaj eshte 1.85 cm i gjate dhe luan ne rolin e sulmuesit te qendres.
Top Channel