Kuzhe: Estonia, nisja e nje rruge te gjate e te veshtire

14/11/2009 08:00

Shqiperia do te zhvilloje  testin e pare per edicionin e ri futbollistik. Mes debores dhe te ftohtit baltik, ne oren 15:00 kuqezinjte do te zbresin ne fushen e stadiumit “A. Le Kok” per te luajtur miqesoren me Estonine.

Nje ndeshje e cila cilesohet si mjaft e rendesishme nga trajneri Josip Kuzhe. Ky eshte fillimi i pergatitjeve per edicionin e ri. Do te kemi thuajse nje vit kohe ne dispozicion per t’u pergatitur per eliminatoret e Euro 2012 dhe me kete grumbullim mund te them se puna ka filluar”, tha trajneri 56-vjeçar vetem pak ore perpara takimit.

“Ne cilen pike kam kembengulur ne analizat me lojtaret? Per t’u shpjeguar futbollisteve se kemi nisur nje rruge te gjate dhe te veshtire. Kam biseduar me ta ne grup dhe ne menyre individuale dhe mendoj se jemi kuptuar mire. Shqiperia eshte nje skuader, e cila do te funksionoje mire vetem kur secili jep maksimumin, si ne ndeshjet ne Tirane, ashtu edhe jashte fushe. Sigurisht qe ky me Estonine eshte nje ballafaqim i rendesishem, si te gjitha ndeshjet qe luan Kombetarja. E veçanta? Fakti qe po fillojme pergatitjet per nje edicion te ri”.

Pershtypjet pas stervitjes 4-ditore jane te mira, por tekniku thekson se ky nuk eshte grupi perfundimtar. Ai shtoi: “Skuadra eshte ne gjendje te mire. Kemi nje grup mjaft cilesor dhe lojtaret i shoh te perkushtuar e te interesuar per te dhene maksimumin.

Skuadra me te cilen luajme eshte nje pjese e rendesishme e grupit, por jo kontingjenti perfundimtar. Kemi edhe futbolliste te tjere, qe jane te demtuar apo kane probleme te tjera. Gjithashtu, kemi evidentuar lojtare te rinj, qe nuk eshte çudi te na bindin me shume ne te ardhmen. Ky eshte nje proces pune dhe te gjithe e kane te qarte se vetem me perkushtim dhe sakrifica mund te ngjitemi me lart ne renditje”.

Gjate gjithe kesaj periudhe, seancat stervitore te Kombetares jane karakterizuar nga debora dhe temperaturat e uleta. Por, Kuzhe nuk i sheh faktoret atmosferike si nje “armik” per paraqitjen e te tijve. “Kushtet atmosferike nuk kane qene nga me te mirat, por kjo nuk e ka ndaluar skuadren qe ne dy seancat e fundit stervitore te shfaqet e motivuar. Shpesh ndodh qe ne raste te tilla, ekipi mobilizohet edhe me shume. Nuk duhet ta ekzagjerojme, nuk eshte aq keq sa mund te mendohet”, siguroi kroati. Shqiperia do te luaje me formacionin 4-1-4-1, me Salihin ne rolin e sulmuesit te vetem. Sipas trajnerit kuqezi, kjo nuk do te thote se skuadra nuk eshte ofensive: “Skema qe do te perdorim eshte mjaft elastike dhe sulmuese. Mjafton te them qe pas Salihit, me detyra te mirefillta sulmuese jane edhe Bakaj e Skela, e qe ne te dy krahet veprojne Lika dhe Hyka. Mendoj se skuadra eshte e organizuar mire, per te goditur kundershtarin. Kjo menyre loje permban shume levizje dhe zhvendosje lojtaresh, sipas situatave te krijuara”.
 
 

Top Channel