
Italia shkaterron 5-0 kombetaren U-19 te Shqiperise ne ndeshjen e pare te grupit tone eliminator te Europianit U-19, qe po zhvillon ndeshjet ne San Marino.
Te rinjte e Ramadan Shehut jane thuajse inekzistente. Ne radhet e kundershtareve luanin disa prej lojtareve te talentuar qe luajne ne ekipet e moshave te Interit, Milanit, Romes, Çelsit, Bajernit te Munihut. Sulmuesi i Empolit, Dumitru, dhunoi pas 21 minutash, duke hapur keshtu goleaden italiane.
Ne fundin e pjeses se dyte (43’) D’Alesandro çon ne 2 numrin e golave per kundershtaret. Tete minuta pas fillimit te se dytes (53’) Destro i Interit realizon edhe golin e trete. Per te mbyllur llogarite mendoi zevendesuesi Zigoni i Milanit, qe me dy gola brenda kater minutash, 79’ e 82’, vulosi shifrat 5-0.
Shqiperine U-19 ka qene thjeshte hije e vetvetes ne fushe. As talentet Balaj (Vllazni) dhe Tepshi (FC Bohemian Praha) nuk munden te linin gjurme. Tani na mbeten per te luajtur edhe 2 ndeshje ne kete grup, kunder Irlandes (15 nentor) dhe San Marinos (18 nentor).
Top Channel