Gripi i derrave, 76 te prekur

14/11/2009 15:10

Te gjitha poliklinikat e medha te vendit qe nga fillimi i javes se ardhshme pritet te pajisen me medikamentin Tamiflu.

Drejtori i pergjithshem ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero tha se kjo eshte nje nga format per te perballuar sa me mire situaten dhe do te diskutohet ne ministri diten e hene.

Te dhenat e Institutit te Shendetit Publik tregojne per nje rritje te ndjeshme te numrit te personave qe po preken nga gripi stinor, por edhe nga virusi A/H1N1.

Pipero sqaron se ne baze te gjendjes klinike qe paraqet pacienti, mjeket do te vendosin per trajtimin me medikamentin Tamiflu, edhe pa pritur pergjigjen e analizave.

Kjo mase do te merret pasi Tamiflu eshte nje ilac qe vepron per te dy viruset, qe po qarkullojne ne vend.

Sipas specialisteve infeksioniste, numri me i madh i rasteve te infeksioneve respiratore verrehet ne moshat feminore.

Krahasuar me nje vit me pare kemi nje numer me te larte te infeksioneve respiratore.

Javen e shkuar jane regjistruar 11 mije persona te prekur nga gripi, por sipas te dhenave te ISHP-se kete jave ka nje rritje te ndjeshme te numrit te personave te prekur nga infeksionet  respiratore.

Gjate diteve te fundit ne disa shkolla ne Tirane, por edhe ne Mat ku eshte konstatuar qarkullimi i AH1N1, forma e gripit te derrit qe qarkullon ne vend deri me tani ka qene e lehte dhe mesatare.

76 persona jane identifikuar nga specialistet si persona qe jane prekur nga ky virus, por mijera te tjere jane prekur nga gripi stinor.

Specialistet e institutit te shendetit publik rekomandojne vaksinimin e popullates me vaksinen kunder gripit dhe ruajtjen e larte te higjenes ne vende ku ka grumbullime.

Cerdhet, kopshtet, shkollat dhe institucionet publike dhe private duhet te tregojne kujdes per ruajtjen e larte te higjenes.

Top Channel