Vetem disa ore pas deklarates se Keshilli Kombetar te Semundjeve Infektive se Greqia ka hyre perfundimisht ne fazen e pandemise.

Nje 56-vjecar me probleme kardiake i infektuar me virusin A H1N1 ka humbur jeten ne nje spital te Selanikut.

Eshte viktima e shtate e radhes ne Greqi nga gripi i derrit ndersa vetem brenda 6 diteve te fundit jane regjistruar 332 raste te konfirmuara te personave te infektuar ose e thene ndryshe nje e dhjeta e gjithe rasteve qe me fillimin e perhapjes se gripit.

Deri mesditen e se premtes jane mbyllur ne gjithe vendin mbi 185 shkolla dhe klasa te vecanta.

Nga Selaniku ne nje mbledhje urgjente, ne nje prej spitaleve te qytetit, ministrja e Shendetsise Mariliza Ksenojanakopulou u ka bere thirje qytetareve greke te mos ngurrojne por te vaksinohen ndaj gripit te derrit duke theksuar edhe njehere se vaksina e re eshte e parrezikshme dhe se deri tani vetem nje person ne 1 milion njerez mund te paraqese ndonje komplikacion te lehte pas kryerjes se saj.

Top Channel