
Problemet me Atletiken shqiptare vazhdojne. Federata eshte e pezulluar nga nderkombetaret, presidenti Gjergj Ruli, i njohur Federata Nderkombetare e Atletikes (IAAF) ende nuk ka marre funksionet, ndersa MTKRS vazhdon te mbeshtese drejtuesit jo legjitim te “Mbretereshes”.
Nderkohe, me gjithe premtimet e bera, ministri Xhaferri ende nuk i ka zgjidhur problemet te ky sport. Polemika eshte hapur nga sekretari i Atletikes, Nikolin Dionisi, i cili u shkarkua nga posti, gjate nje mbledhjeje te kryesise se federates qe nuk njihet nderkombetarisht (e drejtuar nga presidenti Gjok Uldedaj).
Mes te tjereve, te pranishem ne mbledhje ishin sportistet Klodiana Shala e Dorian Çollaku, si edhe drejtori i sporteve ne MTKRS, Vasil Bici, njeriu qe vetem pak kohe me pare e mbeshteti Dionisin si numrin 2 te FSHA-se. Skandali shkon edhe me tej, kur sekretari konfirmoi se me firmen e tij, Shala dhe Çollaku (ky i fundit nuk ka zhvilluar asnje gare gjate ketij viti) perfituan fondin grant me vlere 2 milione leke te rinj, i parashikuar per gjashtemujorin e dyte te vitit 2009.
“Vasil Bici me dha mbeshtetje qe te jem sekretar i federates, edhe pse stafi me te cilet punoja nuk njihet nga nderkombetaret, madje ka thene se ministri do te na mbeshteste. Por, ai mori pjese ne mbledhjen e kryesise dhe me shkarkon nga detyra. Nje tjeter pjese e dyshimte eshte prania e sportisteve Shala dhe Çollaku ne mbledhje te kryesise: ky eshte nje skandal, ata nuk jane anetare”, tha Dionisi.
“Me firmen time, keta dy sportiste perfituan edhe nje shume prej 20 milione lekesh (te vjetra) nga fondi grant, para qe nuk u perdoren ne aktivitetet nderkombetare, pasi jemi te pezulluar. Megjithate, sportistet ishin te pranishem dhe kane vene firmen per shkarkimin tim. Une nuk largohem nga zyra, nese vendimi nuk merret nga vete ministri”. Me tej, sekretari i shtriu doren presidentit legjitim te FSHA-se, Ruli, duke kerkuar nderhyrjen e tij.
“Nderkombetaret njohin vetem Rulin si president, e nese ai nuk firmos aktivitetet qe kemi zhvilluar ne kete vit, atletika merr fund. Kjo sjell pezullimin total dhe nuk do te kemi me sport ne arenen nderkombetare. Gjithçka merr fund nese Ruli nuk firmos dhe nese njerezit qe kane zaptuar federaten nuk largohen”, perfundoi Dionisi.
Top Channel