
Familjaret e te riut qe u vetevra ne ambjentet e komisariatit te policise se Durresit akuzojne policine per vrasjen e njeriut te tyre dhe kerkojne zbardhjen e plote te ngjarjes.
Ata thone se dhuna e policise ka shkaktuar kete tragjedi. 27-vjecari i arrestuar disa here per vjedhje eshte babai i nje vajze te vogel.
“Nuk kishte arsye per ta bere kete veprim. Ne shkonim shume mire dhe une jam e binur qe ndaj tij kane ushtruar dhune”, thote bashkeshortja e viktimes, Gjylserina Bushi.
27-vjecari Bushi ishte i papune dhe askund nuk kishte gjetur perkrahje, as ne zyren e punes dhe as ne departamentin e ndihmes sociale ne bashki.
Viktima kishte vetem 3 jave qe ishte liruar nga burgu, i arrestuar serish per vjedhje. Ai u arrestua nga policia per shkak se ishin gjetur sende te vjedhura rishtaz.
Bashkeshortja e tij e ka shoqeruar gjate arrestimit te fundit ne polici ku ndodhi edhe ngjarja. Ajo pasi eshte marre ne pyetje thote se eshte lejuar te shkoje ne shtepi me justifikimin se ka nje femije te vogel.
Top Channel