Plani rregullues, Rama: Vonesa e KRRTRSH, pa kuptim

13/11/2009 10:55

Kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama deklaroi se vonesa e KRRTRSH-se per miratimin e planit rregullues te kryeqytetit eshte pakuptim.

“Procesi i zhvillimit urban kerkon shpejtesi. Vonesa e miratimit te planit rregullues eshte e pakuptimte nga KRRTRSH-ja, e cila eshte nje hallke e panevojshme”, u shpreh Rama gjate nje takimi me shoqaten e ndertuesve.

Gjate takimit, bashkia firmosi memorandum bashkepunimi me Shoqaten e Ndertuesve, ndersa Rama theksoi se ka vend per dialog dhe permiresime mes pushtetit vendor dhe ndertuesve.

Rama po ashtu shprehu shqetesimin per mungesen e nje ligji te pershtatshem, ndersa kriza po prek cdo dite ndertuesit.

Top Channel