Lezhe, arrestohet farmacistja e burgut

13/11/2009 12:15

Drejtoria e policise se Lezhes arrestoi nje shtetase 32-vjecare me inicialet B.P, e cila eshte farmaciste prane burgut te Shen Kollit.

Ajo dyshohej prej kohesh se ishte nje nga furnizueset e te burgosurve me lende narkotike. Te dhena operative kishin mberritur ne Drejtorine e Policise se Lezhes dhe ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve.

Pasi eshte mbajtur ne survejim agjentet e policise kane bere edhe kapje ne flagrance te saj me nje sasi lende e cila dysohet se eshte hashash te cilet do ta fuste ne ambientet e brendshme te burgut te Shen Kollit. Policia eshte duke hetuar edhe per lidhje te tjera te farmacistes e cila duket se ishte koriere e porosive te dhena.

Ne qesen me lende narkotike ka patur edhe nje leter nga e cila policia mendon se do te zbulojne te dhena te tjera.

Farmacistja nderkohe eshte marre ne pyetje si dhe eshte kontrolluar me imtesi farmacia e burgut qe administrohej nga ana e saj. Burime nga drejtoria e policise se Lezhes bejne te ditur se pas arrestimit jane zhvilluar kontrolle edhe ne qelite e te burgosurve ne burgun e Shen Kollit.

Top Channel