Ka perfunduar fushata elektorale ne Kosove. Partite kane mbyllur paraden e premtimeve dhe presin verdiktin e popullit diten e diele.

Prishtina eshte ne nje nate te qete ku shihen afishet e partive dhe kandidateve. Incidentet ne Decan dhe Mitrovice ishin te vetmet gjate nje muaji qe kaloi pergjithesisht i qete. Ne votime do marrin pjese rreth 1.5 milione kosovare qe do te zgjedhin kreret e 36 komunave, te cilet do dalin nga 205 emrat ne gare.

Sot pasdite zhvilluan takimet permbyllese edhe PDK dhe LDK ne Prishtine, ku drejtuesit e tyre bene apelet e fundit, duke premtuar ne menyre te permbledhur ate qe kishin bere nje muaj rresht gjate takimeve me banoret e Prishtines. Ky kandidatet me te forte per kryeqytetin jane ai i LDK-se, Isa Mustafa qe rikandidon dhe ai i PDK-se, Astrit Saliu.

Top Channel