Fier, operacion kerkimi per grabitesin e bankes

13/11/2009 12:30

Drejtoria e policise se Fierit ka nisur nje operacion kerkimi per nje person ende te paidentifikuar qe ne oren 11:10 minuta te dites se sotme grabiti nen kercenimin e armeve filialin e bankes Raiffeisen.

Ishin punonjesit e bankes ata qe lajmeruan policine menjehere sapo grabitesi doli nga banka. Ai ishte i maskuar dhe mbante kapele, rreth te 30-ave dhe sipas deshmitareve calonte. Eshte futur brenda ne banke dhe i ka drejtuar armen arketares duke kerkuar qe t’i jepte te gjitha parate qe kishte, nje shifer ende e pa caktuar.

Me pas eshte larguar me shpejtesi dhe mendohet te jete larguar me nje automjet me targa belge.

Ndersa policia eshte duke kerkuar ne rruget e qytetit, jane duke u marre ne pyetje punonjesit e bankes, punonjesit e sigurise si dhe po shikohen pamjet e filmuara nga kamerat e sigurise se bankes.

Top Channel