
Nje i ri nga Durresi u gjet i vetevarur ne rajonin e policise se qytetit, ku ishte ndaluar nga autoritetet e rendit vetem pak ore me pare.
Burime konfidenciale thane se Klodian Bushi, 27 vjec, qe njihej si perdorues droge ishte shoqeruar ne polici sepse dyshohej se ishte autor i nje vjedhjeje.
Por gjate kohes se qendrimit ne ambjentet e shoqerimit te Drejtorise se Policise se Durresit, ai u vetevar me menget e pulovres se tij. Punonjesit e sherbimit e gjeten ate ne gjendje shume te rende dhe e nisen drejt spitalit ku edhe la frymen e fundit.
Vetevarja e Bushit, ndodhi pikerisht gjate kohes qe ishte duke u marre ne pyetje edhe bashkeshortja e tij.
Korrespondenti yne ne Durres, Nebi Vlashi, ben te ditur se ne rajonin policor kane mberritur edhe ekspertet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem nga Ministria e Rendit dhe kane nisur hetimet ne lidhje me kete ngjarje, per te nxjerre edhe pergjegjesite perkatese per kete rast te rende vdekjeje brenda nje komisariati policie.
Top Channel