
Biznesi po ul investimet duke paralajmeruar renien e rritjes ekonomike dhe me pak punesim ne te ardhmen.
Te dhenat zyrtare te Ministrise se Financave tregojne se investimet private ne ekonomi po bien ne menyre te vazhdueshme dhe me ritme jo te vogla.
Sipas te dhenave investimet e biznesit dhe individeve pritet te arrijne kete vit piken me te ulet sa 28.5 per qind e Prodhimit te Pergjithshem Kombetar, kur ne vitin 2007 ato ishin 32.1 per qind e PBB-se.
Shqetesimi per renien e investimeve private po ngrihet shpesh se fundmi edhe nga Banka Qendrore, e cila i refereohet nje sere treguesve te saj, qe kane te bejne me uljen e forte te importit te makinerive dhe renien e konsumit te energjise nga bizneset.
Sipas Bankes ne gjateshtemujorin e pare te keti viti importi i mallrave kapitale qe perdoren vetem per qellime investimi, ra ne sasi me mbi 19 per qind krahasuar me nje vit me pare ndersa konsumi i energjise nga bizneset, u ul ne tete muajt e pare te vitit me shifren rekord 14.7 per qind.
Banka thote se investimet po bien per nje sere arsyesh , qe kane te bejne me veshtiresine e biznesit per te marre kredi, por edhe pasigurise per te investuar ne kohe krize ccka deshmohet edhe nga renia e besimit ne sektoret me kycc te ekonomise si ndertimi dhe industria.
Dhe nese ne dy vitet e fundit renia e investimeve private eshte kompesuar pjeserisht nga rritja e investimeve publike, vitin e ardhshem kjo nuk mund te ndodh me, pasi edhe qeveria eshte detyruar te dorezohet duke parashikuar ne buxhetin e 2010 investime 17 per qind me te uleta se kete vit.
Banka e Shqiperise paralajmeron se renia e investimeve sinjalizon, ngadalesimin e ekonomise, e cila ende nuk po arrin te gjeje burime te qendrueshme rritje te bazuar tek investimet dhe prodhimi vendas.
Top Channel